Sherr në gjyqin e Santiago Malkos/ Leonard Duka në seancë, nëna e viktimës: Pse ma vrave djalin?

schedule15:31 - 2 Tetor, 2024

schedule 15:31 - 2 Tetor, 2024

Për herë të parë në gjykatën e posaccme është   është  paraqitur Leonard Duka i ekstraduar pak  muaj më parë nga Dubai  si personi që ka urdheruar vrasjen e ish-policit Santiago Malko në gusht të 2019-tës.  Në seancën e së hënës, Duka nuk  ka preferuar të japë sqarime dhe i ka kërkuar kohë gjykatës për të folur ne një moment të dytrë.

Kjo është kundërshtuar nga prokurori i posaccëm Behar Dibra që më pas ka sjellë edhe ragimin e Dukës që ka hedhur  akuza ndaj tij.

“Prokurori është i njënashëm, më akuzon si organizator i vrasjes së Santiago Malkos. Dhe kam venë re qe do te më dënojë…Prokurori mos të korruptohet nga kriminelet e vendit por të beje detyrën. Prokurori po kerkon të me dënojë pa fakt pa asgjë.”

Seanca e së hënës  është zhvilluar me tensione për shkak se nëna e Malkas i ka kërkuar gjykatës dënimin me vdekje për Dukën dhe  për këtë iu tërhoq disa herë vërrejtja nga gjykata. Nga ana tjetër seanca e radhës u shty për më datë 24 tetopr në orën 12 e 30 minuta.

Sipas hetimeve, Fatmir Hyseni dyshohet si personi që ka qëlluar me breshëri në drejtim të mjetit me të cilin lëvizte ish-polici Malko , ndërsa organizatorë janë vëllezërit, Leonard dhe Erlis Duka. Nga hetimet e prokurorisë ka rezultuar se ekzekutimi I Malkos ka ndodhur për shkak të përplasjes mes grupeve kriminale për aktivitetin e lojrave të fatit.

Ngjarja e rëndë ndodhi në gusht të vitit 2019-të në rrugën Xhanfize Keko në kryeqytet. Ish-efektivi i policisë Malko njihej si krahu i djathtë i Ervis Martinajt, që rezulton I shpallur në kërkim prej majit të kaluar pas dëëshmisë së Nuredin Dumanit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!