Një sherr ka ndodhur mes një çifti bashkëshortësh në Tiranë. Mësohet se një 43-vjeçare është konfliktuar verbalisht me burrin dhe më pas është hedhur nga ballkoni. Si pasojë, 52-vjeçari ka përfunduar në prangat e policisë.
Ndërkohë, gruaja është dëmtuar dhe ndodhet në spital
“Komisariati i Policisë Nr. 4 arrestoi në flagrancë shtetasit:
52 vjeç, pasi ditën e djeshme, në banesë, është konfliktuar verbalisht për motive të dobëta, me bashkëshorten e tij, shtetasen 43 vjeçe, e cila pas konfliktit është hedhur nga ballkoni i banesës dhe për pasojë është dëmtuar. Aktualisht ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e bluve./abcnews.al