Një sherr ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Elbasan. Mësohet se një 26-vjeçar në gjendje të dehur ka goditur me grusht një 53-vjeçar dhe ky i fundit i ka dëmtuar automjetin.
Si pasojë, i riu ka përfunduar në prangat e policisë, ndërsa burri po procedohet në gjendje të lirë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin 26 vjeç dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin 53 vjeç, të dy banues në Elbasan, pasi mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Shënkoll”, dyshohet se duke qenë në gjendje të dehur, 26-vjeçari ka goditur me grushte, 53-vjeçarin, i cili më pas i ka dëmtuar automjetin, shtetasit 26-vjeç”, thuhet në njoftimin e bluve.
Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme./abcnews.al