Një emigrant sirian është qëlluar me thikë pasditen e sotme në Durrës pas një sherri.
Policia e qytetit bregdetar njofton se në orën 17:30 në lagjen nr. 4 pas një konflikti të çastit A. M. rreth 23 vjeç nga Siria u qëllua me thikë.
Siriani ndodhet në spitalin e Durrësit nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit dhe shoqërimin e tij./ db/Abcnews.al