Një i burgosur shqiptar për vrasje në Greqi ka rrahur një të dënuar grek, Giannis Dimitrakis i cili njihet si anarkist në vendin fqinj.
Ngjarja ka ndodhur në burgun e Domokosë.
39-vjeçari shqiptar i dënuar për vrasje pas konfliktit dhunoi grekun duke i shkaktuar dëmtime të forta në kokë dhe trup duke e bërë për spital.
Giannis Dimitrakis mes të tjerash është i njohur për grabitjen e një banke në Greqi në qershor 2019./ Abcnews.al