Të shtëna me armë zjarri u regjistruan në Korçë këtë mëngjes Krishtlindjes, duke prishur qetësinë karakteristike të qytetit për festa. Siç raporton gazetarja Lediona Xheladinaj ngjarja kanë ndodhur në lagjen nr. 17 të qytetit.
Mësohet se një person ka qëlluar në ajër dhe është larguar. Burime nga policia bëjnë të ditur se shkak ka qenë një konflikt i çastit midis tre personave ku njëri ka qëlluar në ajër dhe është larguar.
Sipas bluve, E. S., 19 vjeç, dyshohet se pas një konflikti të çastit me dy persona të tjerë, ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas është larguar me shpejtësi.
Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka të lënduar. Kanë qenë banorët ata të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë, ndërsa janë frikësuar.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur 5 gëzhoja. Ndërkaq, policia e cila ndodhet në vendngjarje po punon për kapjen e autorit.
Njoftimi i policisë:
Më datë 25.12.2020, rreth orës 10:15, në lagjen nr. 17, Korçë, shtetasi E. S., 19 vjeç, dyshohet se pas një konflikti të çastit me dy persona të tjerë, ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas është larguar me shpejtësi.
Pas marrjes së informacionit menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë.
Grupi hetimor po grumbullon prova që do t’i shërbejnë hetimit, po këqyr pamjet filmike dhe po punon për kapjen e autorit të dyshuar si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
g.v/abcnews.al