Edhe pse të paktë në numër, vetëm 800, tifozët e Vitesse nuk e kanë shumë problem të përballen me vendasit e Romës.
Disa prej tyre janë përfshirë në një sherr, jashtë një lokali nate në zonën e Koloseut në kryeqytetin italian.
Policia ka ndërhyrë dhe në pranga kanë përfunduar katër tifozë, që akuzohen për dhunë dhe dëmtim të pronës private. / abcnews.al