Pas një konflikti mes të rinjve në Shkodër është plagosur me thikë një 16 vjeçar në Shkodër.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen Salo Halili, Shkodër është plagosur me një mjet prerës (thikë) shtetasi A. T. 16 vjeç banues në lagjen ‘’Ahmet Haxhija’’.
Ndër të tjera mësohet se adoleshenti ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë në lidhje me këtë ngjarje është shpallur në kërkim autori i dyshuar shtetasi K.L. 18 vjeç.
Njoftimi i policisë:
Më datë 29.01.2021, rreth orës 13:40, në lagjen Salo Halili, Shkodër është plagosur me një mjet prerës (thikë) shtetasi A. T. 16 vjeç banues në lagjen ‘’Ahmet Haxhija’’, Shkodër, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë është organizuar puna nga Policia dhe është bërë identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar shtetasit K. L. 18 vjeç banues në lagjen Shirokë, dyshohet që ngjarja ka ndodhur pas një konflikti te çastit.
Veprimet po kryhen me grup hetimor dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al