Për shkak të një sherri masiv i cili ka ndodhur në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, dy persona kanë mbetur të plagosur.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se në sherr janë përfshirë dy grupe të rinjsh, ndërsa raportohet se disa prej të rinjve ishin të pajisur me mjete prerëse, thika.
Mësohet se policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.