Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në qendër të Fierit. Dy të rinj, njëri prej të cilëve mbante një sqepar në dorë, kanë sulmuar një 23-vjeçar ndërsa ndodhej në makinën e tij tip “Opel”.
Një nga të rinjtë rezultoi që të ishte polic i patrullës dhe bashkë me shokun e tij i thyen xhamin makinës në të cilin ndodhej Xhoen Osmënaj. Ky i fundit ishte i shoqëruar nga një mikesha e tij.
Siç raporton gazetarja e “ABC News”, Valbona Davidhi, të rinjtë të cilët kanë qenë në kontakt me njëri-tjetrin, fillimisht kanë pasur një konflikt nëpërmjet telefonave dhe më pas kishin vendosur që të sqaroheshin.
Dyshohet Xhoen Osmënaj është punonjës i mediave lokale. Gazetarja Davidhi raportoi gjithashtu se personat kanë pasur autorizim për të lëvizur.
I lënduari Osmënaj është goditur me grushte, por nuk ka pasur dëmtime të rënda. Ata janë dërguar në komisariat dhe po merren në pyetje për të sqaruar situatën.
Policia e shtetit njoftoi më vonë pas ngjarjes se efektivi i rrugores, Anxhelo Bardhi është pezulluar nga detyra. /abcnews.al/