Sherr mes të rinjve në Korçë, plagoset një person

schedule18:58 - 8 Tetor, 2020

schedule 18:58 - 8 Tetor, 2020

Një person është plagosur mbrëmjen e kësaj të enjte në Korçë si pasojë e një sherri me thika mes të rinjve.

Burime për Abc News bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen e quajtur “Radanec”, ku pas një sherri mes të rinjve është plagosur me thikë një 28 vjeccar.

Ndër të tjera mësohet se i plagosuri i dërguar në spitalin e Korçës ndodhet në kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i plotë:

Më datë 08.10.2020, rreth orës 18:10, në lagjen nr. 17, gjatë një konflikti të çastit, shtetasi E. I., rreth 46 vjeç, banues në Korçë, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës (thikë) në këmbë shtetasin P. M., rreth 28 vjeç, banues në Korçë, i cili u dërgua për mjekim në Spitalin e Korçës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana e Policisë, po punohet për kapjen e autorit si edhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!