Sherr mes të rinjve në Gjirokastër, lëndohet një person

schedule12:27 - 17 Korrik, 2022

schedule 12:27 - 17 Korrik, 2022

Disa të rinj në Gjirokastër janë përfshirë në një konflikt këtë të diel.

Nga konflikti ka mbetur i lënduar një ri.

Bëhet fjalë Lorenc Didën, banues në Gjirokastër.

Mësohet se i riu ka marrë dëmtime në kokë, pasi është goditur me sende të forta, ndërsa aktualisht ndodhet ne spitalin Omer Nishani Gjirokastër.

Gjithashtu policia njofton se autor i dyshuar i ngjarjes është Pirro Kotroci, lindur dhe banues ne Gjirokastër.

Njoftimi i policisë

Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 12:00, në lagjen “11 Janari”, Gjirokastër, pas një konflikti të çastit, shtetasi P. K., ka goditur me sende të forta shtetasin L. D., i cili u transportua për të marrë ndihmën mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër.

Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit P. K.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarje

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!