Një 44 vjeçar nga Vlora është sulmuar me kaçavidë nga kolegu i tij taksist. Ngjarja ndodhi në lagjen “24 Maji” pranë stacionit të trenit në Vlorë. I dëmtuari është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia identifikoi autorin dhe bëri ndalimin e tij në komisariat. Dyshohet se sherri ka ndodhur për shkak të konkurencës. I plagosuri punonte si taksist i licensuar, kurse autori i sulmit me taksi të palicensuar. /ABC News Albania 24/7
Sherr mes taksistëve në Vlorë, shoferi sulmohet me kaçavide
schedule14:48 - 1 Shtator, 2019
schedule 14:48 - 1 Shtator, 2019