Sherr mes shqiptarëve, 44-vjeçari përplas makinën në lokal

schedule10:07 - 4 Shkurt, 2019

schedule 10:07 - 4 Shkurt, 2019

Një sherr mes dy shqiptarëve për pak sa nuk është kthyer në një tragjedi në Itali.

Kjo pasi një 44-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, pas konfliktit mori makinën dhe e përplasi me derën e një lokali. Nga përplasja mbeti i plagosur vetë drejtuesi shqiptar i mjetit dhe një shqiptar tjetër brenda ambientit të barit. Për këtë të fundit nuk jepen shumë detaje në mediat italiane.

Ngjarja ndodhi pasditen e të dielës në Ponticelli. Të dy shqiptarët janë dërguar në spital për të marrë mjekimet e nevojshme. Policia po heton për të zbuluar shkaqet e sherrit mes dy shqiptarëve. Sipas tyre, 44-vjeçari ka marrë makinën e tij “Hyundai” tip fuoristradë dhe ka goditur hyrjen e barit duke përplasur fort një prej klientëve shqiptar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!