Sherr mes pasagjerëve në një fluturim të Ryanair, avioni bën ulje emergjente

schedule12:03 - 8 Korrik, 2024

schedule 12:03 - 8 Korrik, 2024

Një përleshje masive mes pasagjerëve në një fluturim të Ryanair e detyroi pilotin të bënte një ulje emergjente. Menjëherë pasi avioni u ngrit, një nga pasagjerët kërkoi të ndërronte vendin, duke nisur një sherr mes tyre.

Pasagjerët filluan t’i bërtasin njëri-tjetrit nga njëri skaj i avionit në tjetrin, ndërsa stafi i panikuar i linjës ajrore u përpoq më kot t’i qetësonte.

Tensionet filluan pak para nisjes kur një burrë dyshohet se pyeti një grua të ulur me vajzën e saj nëse mund të ulej në vend të saj për të qenë pranë gruas dhe fëmijëve të tij.

Gruaja dyshohet se ka refuzuar, gjë që ka nxitur reagimin e burrit që ka nisur ta kërcënojë.

Avioni u detyrua të bënte ulje emergjente pas 36 minutash. Gjërat u bënë aq kaotike sa një pasagjer thuhet se pësoi atak paniku dhe ekuipazhi i kabinës iu desh t’i jepte oksigjen para uljes.

Ryanair u ul në Marrakesh, Marok, ku më pas arrestoi nëntë pasagjerë të përfshirë në përleshje.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!