Sherr mes grave në një qendër tregtare, plagoset me thikë njëra prej tyre, policia jep detajet

schedule16:43 - 14 Dhjetor, 2021

schedule 16:43 - 14 Dhjetor, 2021

Një grua në Prishtinë ka qëlluar me thikë një grua tjetër në një qendër tregtare në rrugën B.

Zëdhënësja e policisë  Flora Ahmeti ka deklaruar se autorja është arrestuar ndërsa e plagosura është dërguar në spital për të marrë trajtimin mjekësor. Nuk dihen ende motivet e kësaj ngjarje.

“Sot rreth orës 15 :00, kemi marrë informatën se në një qendër tregtare në rrugën “B” në  Prishtinë, një person është lënduar. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person (femër).

E njëjta është dërguar për trajtim mjekësor.  Lidhur me këtë rast është  arrestuar e dyshuara (femër). Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, tha Ahmeti. /Abcnews.al