TIRANË- Pasditen e kësaj të mërkure, rreth orës 16:15, në rrugën “Shyqyri Ishmi”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në hyrje të pallatit ku banojnë, një 34 vjeçar, ka goditur me thikë e sende të forta dy komshinjtë e tij.
Sipas Policisë, babë e bir, Arben dhe Marjo Miha, ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet me qëllimin kapjen e autorit, Kristjan Thaçi. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al