VORË- Një konflikt fizik mes disa personave ka ndodhur pak momente me parë në Vorë. Sipas informacioneve të para, në konflikt janë përfshirë dy grupe të rinjsh.
Gjatë konfliktit fizik dyshohet se një prej personave të përfshirë ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në ajër.
Nga të shtënat nuk ka persona të plagosur. Dyshohet se shkak i sherrit të jetë bërë një borxh mes personave të përfshirë. Grupi hetimor dhe policia po punojnë për zbardhjen e rrethanave/ abcnews.al