Sherr mes dy grave në Tiranë, njëra kap gurin dhe i sulet tjetrës, ndërhyrja e policisë shmang më të keqen

schedule14:23 - 20 Prill, 2022

schedule 14:23 - 20 Prill, 2022

Dy gra, njëra 56 vjeçe dhe tjetra 61 vjeçe janë përfshirë në një sherr me njëra-tjetrën gjatë ditës së djeshme në Tiranë duke detyruar policinë që të ndërhyjë për zgjidhjen e problemit. Sherri ka shkuar deri aty sa njëra porej tyre, pikërisht 56-vjeçarja ka goditur me gurë gruan tjetër duke i shkaktuar dëmtime në trup.

Pas ndërhyrjes së policisë, 61-vjeçarja është dërguar në spital ku edhe ka marrë ndihmën e parë ngë mjekët, ndërkohë që gruaja tjetër është dërguar në polici, ku tashmë duhet të japë llogari për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”. /abcnews.al