Sherr me sende të forta mes disa personave në një lavazh në lagjen “Hajro Çakërri” në Vlorë.
Për pasojë ka mbetur i plagosur me thikë një 20 vjeçar, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital.
Të dëmtuar me sende të forta kanë mbetur edhe tre të tjerë, 30, 19, dhe 32 vjeç, të cilët, pasi morën ndihmën mjekësore, u shoqëruan në komisariat për t’u marrë në pyetje.
Policia ka shpallur në kërkim një 25 vjeçar, autorin e dyshuar të plagosjes me thikë.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e çdo shtetasi tjetër të përfshirë në këtë konflikt./abcnews.al

