Sherr me thika në Elbasan, një i plagosur, arrestohet autori

schedule20:47 - 9 Qershor, 2022

schedule 20:47 - 9 Qershor, 2022

Një sherr me thika ka ndodhur në lagjen 5-Maji në Elbasan rreth orës 19:30.

Si pasojë ka mbetur i plagosur Albert Berati i cili ka marrë dëmtime të lehta në trup.

Autori i kësaj ngjarje Fadil Sinani banues te 5-Maj është kapur nga ana e forcave të policisë.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar edhe thika.

I plagosuri ndodhet në spitalin kirurgjik Elbasan jashtë rrezikut për jetën dhe ka marrë dëmtime sipërfaqësore në trup dhe kokë.

/abcnews.al