Sherr me thika mes të rinjve, plagoset 22-vjeçari në Tepelenë

schedule13:42 - 4 Korrik, 2020

schedule 13:42 - 4 Korrik, 2020

Një 22-vjeçar është plagosur me thikë në fshatin Hormovë të Tepelenës. I riu, L. I., është plagosur pas një sherri me një tjetër person.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e kësaj te shtune ndërkohë që i plagosuri është dërguar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Gjirokastrës nga ku po merr ndihmën mjekësore. Policia e Gjirokastrës ka bërë të mundur kapjen e autorit i cili është E.K., po ashtu 22-vjeçar.

Ai po merr ndihmën mjekësore gjithashtu pasi është dëmtuar. Policia po vijon me veprimet procedurale të shoqërimit të tij.

Tepelenë / Informacion Paraprak.

Rreth orës 13:00, njoftohemi se në Spitalit Rajonal Gjirokastër ka shkuar një shtetas i plagosur me mjete të mprehta.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor dhe pas veprimeve të para hetimore rezultoi se në fshatin Hormovë, Tepelenë, shtetasit L. I., dhe E. K., 22 vjeç, banues në fshatin Hormovë, pas një konflikti të çastit janë goditur me njeri-tjetrin me mjete të mprehta dhe të forta.

Për pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi L. I., i cili ndodhet në spitalin Rajonal Gjirokastër.

Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të policisë është bërë e mundur kapja e shtetasit E. K., (i cili është gjithashtu i dëmtuar) dhe po shoqërohet për në spital për të marë ndihmën mjekësore dhe për të vijuar me veprimet proceduriale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!