Dy të rinj janë plagosur këtë të mërkurë në Durrës, si pasoje një konflikti për motive të dobëta.
Sipas policisë, në spital të dy palët e konfliktit ndodhen nën mbikqyrjen e uniformace blu deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Të plagosur kanë mbetur shtetasit E.Ç dyhe M.M. Ky i fundit dyshohet si autori i ngjarjes, i cili u plagos dhe vetë në sherr.
Njoftimi i policisë:
Më datë 07.10.2020, rreth orës 14:30, në Sukth, Durrës, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, është goditur me mjet prerës (thikë) shtetasi E.Ç., i cili është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.
Autori i dyshuar i kësaj ngjarje është shtetasi M.M., i cili ndodhet në spital për ndihmë mjeksore pasi është lënduar si pasojë e konfliktit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes, të dy palët e konfliktit ndodhen nën mbikqyrjen e Policisë deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.e.su/abcnews.al