Mbrëmjen e sotme në Shkodër ka mbetur i plagosur 30-vjeçari, Driton Leka për shkak të dëmtimeve të marra në këmbë me mjete prerëse. Burime për abcnews.al raportojnë se policia po punon për kapjen e autorit, i cili mendohet se është një 20-vjeçar. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Informacion Paraprak:
Më datë 18.11.2019, ora 17:30, është paraqitur në Spitalin Rajonal Shkodër, shtetasi D. L. 30 vjeç, me dëmtime në këmbë me mjete prerëse. Nga verifikimet e para të bëra nga policia, dyshohet të jetë autor, shtetasi D. L. 20 vjeç dhe po punohet për kapjen e tij. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje./abcnews.al