Një 43-vjeçar është ndaluar nga policia ndërsa vëllai i tij është shpallur në kërkim. Ata të dy akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë goditur me sende të forta dy persona në Fushë Krujë, ngjarje e ndodhur më 26 Dhjetor të vitit të kaluar. Ndaj tyre rëndojnë akuzat për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë ndaluan shtetasin K. L., 43 vjeç, si dhe u bë shpallja në kërkim e vëllait të tij, shtetasit F. L., 34 vjeç, banues në Kurbin.
Këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 26.12.2020, në Fushë Krujë, kanë goditur me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasit F. V., 44 vjeç dhe B. P., 34 vjeç, banues në Thumanë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës në ngarkim të shtetasve K. L. dhe F. L., për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, njofton policia./mv.abcnews.al