Sherr me sende të forta në Bulqizë, disa persona të përfshirë. Dy të lënduar dhe dy të arrestuar

schedule09:48 - 14 Gusht, 2024

schedule 09:48 - 14 Gusht, 2024

Një sherr me sende të forta ka ndodhur në Bulqizë. Sipas policisë, disa persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin në një lokal në fshatin Trebisht, ku për pasojë janë dëmtuar dy prej tyre.

Të plagosurit janë dërguar për mjekim në QSUT ndërsa dy nga të përfshirët janë vënë në pranga, të cilët akuzohen për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim.

Nën hetim janë vënë pesë të tjerë për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!