Sherr me grushte e sende të forta në Elbasan, nis puna për kapjen e 32-vjeçarit

schedule12:28 - 14 Prill, 2024

schedule 12:28 - 14 Prill, 2024

Një sherr ka ndodhur këtë të diel në lagjen “Sul Papri”, në  Elbasan mes dy të rinjve.

Uniformat blu bëjnë me dije se një 32-vjeçar ka goditur me grushte dhe sendet të forta një 31-vjeçar.

Sakaq mësohet se janë referuar materialet në Prokurori për 32-vjeçarain, ndërsa i lënduari është jashtë rrezikut për jetën.

“Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori dhe vijojnë punën për kapjen e shtetasit 32 vjeç, banues në Elbasan, pasi në lagjen “Sul Papri”, për motive të dobëta, ka goditur me grushte dhe sende të forta, shtetasin 31 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën.”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!