Sherr me Arbana Osmanin? Nëna e Beatrix-it sqaron të vërtetën

schedule19:15 - 11 Janar, 2022

schedule 19:15 - 11 Janar, 2022

Antigona Ramosaj, nëna e Beatrix-it ka reaguar pas lajmeve se është përfshirë në një sherr me Arbana Osmanin dhe produksionin e Big Brother Vip. U përfol se shkak ka qenë surpriza që ka marrë Donaldi me parashuta, që përkonte me ditëlindjen e Bora Zemanit.

Kjo gjë thuhej se nuk ishte pritur mirë nga nëna e këngëtares duke akuzuar produksionin se po i shkatërrojnë vajzën me indiciet nga jashtë. Mirëpo, Antigona ka reaguar duke thënë se takimet me produksionin dhe moderatoren ka qenë miqësore.

“E shoh të arsyeshme të reagoj pas disa shpifjeve të publikuara në portale, ku thuhet se unë kam debatuar ashpër me Arbana Osmanin dhe produksionin për trajtimin dhe provokimet që po i bëhen vajzës sime në BBV. Dua ta sqaroj se çdo takim mes meje dhe produksionit ka qenë miqësor. Nuk kam pasur përballje as me Arbanën as kënd tjetër.”, ka shkruar Antigona. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!