Sherr masiv në Zvicër, shqiptari zihet për një vajzë, rrihen 100 persona

schedule20:31 - 13 Dhjetor, 2021

schedule 20:31 - 13 Dhjetor, 2021

Një sherr masiv ka ndodhur në Zvicër ku janë përfshirë 100 persona, shumica prej tyre shqiptarë.

Zanafilla e sherrit ka qenë për shkak të një mosmarrëveshjeje mes një 15-vjeçari zviceran dhe një 15-vjeçari shqiptar. Situata ka agravuar dhe 2 adoleshentët kanë përfshirë dhe persona të tjerë.

“Shkak ishte një vajzë”, thotë një i ri që ka parë nga afër sherrin.

Pas provokimeve me fjalë, sherri ka agravuar deri në përplasje fizike dhe si pasojë ka pasur edhe persona të lënduar.

Në përleshjen mes dy grupeve rivale, në total dyshohet se kanë marrë pjesë 100 persona. Nuk ka ende detaje të tjera. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!