Sherr masiv mes të rinjve në një piceri në Itali, shqiptarët pjesë, një prej tyre në pranga

schedule12:30 - 10 Maj, 2021

schedule 12:30 - 10 Maj, 2021

Një 23 vjeçar shqiptar është vënë në prangat e policisë italiane pasi akuzohet se ka plagosur një të ri italian.

Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pas një sherri masiv të zhvilluar Romë të Italisë mbrëmjen e së dielës.

Sipas mediave shqiptari goditi me thikë një italian, pas sherrit në një piceri. Ndërkohë në lidhje  me këtë ngjarje është arrestuar shqiptari, dhe janë shoqëruar në polici 4 italianë dhe 2 shqiptarë të tjerë të cilët ishin përfshirë në sherr.

I plagosuri i cili ndodhet në spital është jashtë rrezikut për jetën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!