“Sherr” i pazakontë mes fqinjëve, 49-vjeçarja i pret vazhdimisht telin e rrobave komshijes dhe arsyeja do t’ju habisë

schedule20:53 - 11 Korrik, 2022

schedule 20:53 - 11 Korrik, 2022

Një “sherr” aspak i zakontë ka ndodhur mes dy komshijeve në Wakefield, West Works (Angli).

Njëra nga gratë është kapur vazhdimisht në kamera duke i prerë telin e rrobave fqinjës së saj dhe është zotuar ta bëjë përsëri.

Dawn Turner, 49 vjeç u filmua duke këputur telin e rrobave të Clare Patman, i cili ishte i lidhur në gardhet midis dy pronave.

Mamaja e tre fëmijëve këmbënguli se ajo po priste telin e rrobave pasi ai dëmtonte gardhin e saj.

Policia shkoi disa herë në shtëpinë e tyre.

Duke folur për Sun Online, Dawn tha: Ajo ka lidhur telin në gardhin tim dhe e ka dëmtuar, prandaj vazhdoj ta pres.

“Kam qenë në kontakt me policinë dhe Këshillin Bashkiak dhe kam bërë ankesa të shumta për të.”

“Unë e kam konfirmuar se është gardhi im dhe se ajo nuk duhet të vendosë telat e saj mbi të dhe ta dëmtojë.”

Fqinja e saj Clare nuk pranoi të komentonte kur u pyet nga The Sun Online./Abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!