Sherr i madh në Shkodër, njëri nxjerr pistoletën dhe e godet me qytë në kokë

schedule12:32 - 18 Shkurt, 2021

schedule 12:32 - 18 Shkurt, 2021

Një person ka mbetur i plagosur në Shkodër, mesditën e sotme, pasi është goditur në kokë. Siç raporton gazetari Simon Shkreli ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen “Parrucë”.

Pas konfliktit të çastit mes dy persona, njëri prej tyre ka goditur tjetrin me qytë pistolete në kokë. I plagosuri është nisur drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.

Ende nuk dihen arsyet e sherrit mes dy personave. Ndërkohë, siç shihet nga pamjet policia ka mbërritur në vendngjarje dhe nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Blutë bëjnë me dije se është identifikuar autori i plagosjes dhe po punohet për kapjen e tij.

“Më datë 18.02.2021 ora 12:20, në lagjen Qemal Stafa, Shkodër, pas një konflikti të çastit, është goditur me mjete të forta në kokë shtetasi K. B. 31 vjeç, i cili ndodhet ne Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rreziku për jetën

Falë veprimeve të shpejta hetimore është identifikuar autori i dyshuar dhe po punohet për kapjen e tij. Veprimet po kryhen me grup hetimor, për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje”, njofton policia. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!