Një tjetër sherr i dhunshëm me 6 të lënduar ka ndodhur të premten në Kosovë.
Sipas policisë mësohet se ngajrja ka ndodhur në Dragash, ku gjashtë persona kanë marrë lëndime në trup pas një sherri që ka ndodhur për motive të dobëta në fshatin Zgatar të Dragashit.
“Pas një mosmarrëveshje verbale, situata eskalon në sulm fizik, ku gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore. Katër prej tyre pas trajtimit mjekësor janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar ndërsa dy prej tyre janë në kërkim policor”, thuhet në njoftim. /abcnews.al