Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sherr ‘europian’ në Tiranë/ Beleris: Jeni në fund të Europës. Kokalari: Shqipëria hapa para

schedule15:05 - 29 Tetor, 2025

schedule 15:05 - 29 Tetor, 2025

Të dy shqiptarë por ndryshe flasin për Shqipërinë. 1 vit pas pritjes që i rezervoi një qytetar i revoltuar për masakrën e Peshkëpisë, Fredi Beleri, u rikthye sërish në Tiranë për t’u ankuar në greqisht për mungësën e një universiteti grek në Shqipëri dhe cënimin e lirisë së fesë.

“Nuk ka ende një universitet grek në Shqipëri. Dhe problemi me nxënësit që kanë mësuar gjuhën greke nëpër shkolla ku kanë pasur shumë probleme ku problemi më i madh janë tekstet e veçanta që përdorin, shohim iredentizëm në këto tekste dhe probleme të papranueshme në kushte të caktuara. Një problem tjetër është liria e fesë.”

Por Belerit, dhe kolegëve të tij të opozitës që i lexojnë ndryshe raportet për Shqipërinë, iu përgjigj eurodeputetja Arba Kokalari. Ajo foli anglisht. por vlerësoi reformat që Shqipëria ka ndërmarrë në rrugën integruese. 

“Për gjenerata Shqipëria ka luftuar kundër shtypjes dhe tani ju e keni mundësinë më të madhe që Shqipërinë ta ktheni aty ku e ka vendin, në BE. Për disa vite ju mund të bëheni kolegët tanë në BE.”

Përpjekje të cilat u vlerësuan edhe ne deklaratën e përbashkët të takimit të 20-të të stabilizim asocimit mes Shqipërisë dhe Parlamentit Europian. Ndërsa u rikonfirma edhe hapja e nje zyre të PE në Tiranë në mbështetje të Ballkanit Perëndimor.

“Mirëpresim ambicien për të çuar përpara negociatat e anëtarësimit, e në veçanti ecurinë në hapjen e një numri mbresëlënës të grupkapitujve negociues gjatë dymbëdhjetë muajve të fundit, me pritshmërinë për të hapur grupkapitullin e fundit të mbetur përpara përfundimit të vitit.”

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!