Dy persona janë arrestuar në Kosovë, pasi janë përfshirë në një konflikt të dhunshëm me dy burra dhe një grua.
Njëri prej dy të arrestuarve ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tre personave. Ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 21:30 në Prishtinë.
Si pasojë e përleshjes mes dy grupeve, kanë përfunduar në spital dy persona, njëri nga autorët dhe një persona nga grupi tjetër.
Në vendngjarje kanë shkuar njësitë policore, ku kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me karikator dhe 6 fishekë./abcnews.al/