Callum Hudson-Odoi ishte i pari futbollist i Premier League që u infektua me COVID-19. Sulmuesi i talentuar qëndroi gjatë në karantinë dhe ia ka dalë të fitojë betejën me koronavirusin.
Lajmin e konfirmon Frank Lampard. Trajneri i Chelsea tregon se si komunikonte me 19-vjeçarin, sidomos javën e parë që ishte edhe momenti më i vështirë për lojtarin dhe familjarët e tij.
“Bisedoja me Callum javën e parë, ishte një situatë e çuditshme. Për fat të mirë nuk i ra të vuante dhe jemi të lumtur që ia doli të shërohej”, deklaron trajneri i “Bluve të Londrës”. /abcnews.al