Një foshnje 2 muajshe, e cila besohet të jetë pacientja më e re e me koronavirus në Itali, është nxjerrë nga spitali, pasi fitoi betejën me sëmundjen, shkruan News 18.
Foshnja nuk kishte më temperaturë apo ethe dhe ka dalë nga spitali së bashku me të ëmën, e cila është shëruar nga pneumonia, thanë raportet e ditës së sotme.
Foshnja dhe e ëma u shtruan në spital në Bari në 18 mars.
Italia ka zyrtarisht 17,669 viktima nga koronavirusi, më shumë se çdo vend tjetër në botë.
Ditën e djeshme u shënua numri më i ulët i vdekjeve nga koronavirusi deri më tani. Kjo e ka bërë qeverinë të fillojë planifikimet rreth uljes së masave të distancimit social./abcnews.al