Shërohet edhe një tjetër infermiere nga koronavirusi, rritet në 22 numri për personelet mjeksëore

schedule13:49 - 7 Prill, 2020

schedule 13:49 - 7 Prill, 2020

Një tjetër infermiere është shëruar nga koronavirusi.

Lajmin e ka bërë të ditur, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu me anë të një postimi në llogarinë e saj në Facebook. Manastirliu shton se infermierja është konfirmuar si e shëruar pas testit konfirmues nga laboratori i virologjisë në ISHP.

Numri i mjekëve dhe infermierëve të shëruarve nga Covid-19 shkon në 22.

Postimi:

Çdo infermier, çdo mjek, çdo punonjës i sistemit shëndetësor është aset i çmuar për ne. Ndaj më gëzon fakti se edhe 1️⃣ infermiere është shëruar pas testit konfirmues nga laboratori i virologjisë në #IShP ✅

Shkon në 2️⃣2️⃣numri i mjekëve dhe infermierëve të shëruarve nga ?#COVID19?

Deri tani 1️⃣3️⃣1️⃣ qytetarë dhe staf mjekësor e kanë mundur #covid19❗️

#FORCA