Në përditësimin e sotëm nga Instituti i Shëndetit Publik u bë më dije së janë regjistruar 10 raste të reja me koronavirus, ndërsa 605 persona të prekur me COVID-19 janë shëruar.
Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 10 persona ndërkohë që ditën e djeshme u konfirmuan 5 të shëruar. Sa i përket testimeve gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 275 për persona të dyshuar me COVID-19.
“Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 275 testime për persona të dyshuar me COVID-19 dhe prej tyre kanë rezultuar pozitivë 10 qytetarë, kontakte të rasteve të mëparshme. Rastet pozitive të ditës së sotme janë të shpërndara si vijon: 2 të infektuar në Kamëz, 3 të infektuar në Krujë, 2 të infektuar në Shkodër dhe 3 të infektuar në Tiranë.
Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 842 qytetarë, ndërsa 605 prej tyre tashmë janë shëruar. Në të gjithë vendin aktualisht janë 206 persona aktivë me COVID19″, sqaroi Dr. Rovena Daja.
Lexo edhe: 38 të shtruar dhe 7 në terapi intensive, si është gjendja e pacientëve në dy spitalet COVID