Shërbimi zjarrfikës i Tiranës, trajnim nga specialistë austriakë

schedule15:17 - 25 Prill, 2018

schedule 15:17 - 25 Prill, 2018

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj kërkon ndryshime ligjore që pasojat që lënë zjarret të mos i mbajnë taksapaguesit. Veliaj ishte i pranishëm në nisjen e trajnimit të shërbimeve të emergjencës nga specialistët austriakë.

Eksperienca austriake në përballimin dhe menaxhimin e situatave të emergjencave do të shërbejë edhe për shërbimet zjarrfikëse, policisë dhe urgjencave mjekësore ne Tirane.  Personeli i tyre ka nisur trajnimin në Akademinë e Sigurisë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ndoqi demonstrimin praktik të specialistëve austriakë ku iu referua zjarrit që pak ditë më parë ra në fabrikën e riciklimit në Kashar dhe kërkoi ndryshime ligjore për pagesën e dëmeve.

“Ndoshta në përfundim të hetimeve për incidentin që ndodhi javën e fundit, por edhe me njohuritë që kanë kolegët, të shohim si mund të përmirësohen disa akte ligjore. Sot nuk ka sens që janë taksapaguesit ata që mbajnë barrën e kompanive të pasiguruara. Sot ose kompanitë e sigurimit, ose ata që janë të papërgjegjshëm në bizneset e tyre, duhet të mbulojnë një pjesë të kostos, në mos të gjithë koston. Për një taksapagues, që nuk ka asnjë faj, një gjyshe që është duke ndenjur në shtëpi, nuk ka asnjë arsye që me taksat modeste që merren prej saj të shkojë dhe të paguajë papërgjegjshmëritë e milionerëve”.

Kryetari i Bashkisë theksoi se krahas trajnimeve dhe investimeve që bëjnë institucionet duhet dhe një emancipim kulturor nga vetë qytetarët, te cilet sipas tij duhet te tregojnë më shumë përgjegjësi për jetën dhe sigurimin e pronës së tyre. /abcnews.al