Shërbimi Gjerman i Motit: Viti më i nxehtë që nga fundi i shekullit XIX

schedule15:21 - 17 Dhjetor, 2024

schedule 15:21 - 17 Dhjetor, 2024

Viti 2024 është viti më i nxehtë i regjistruar në Gjermani që nga fillimi i matjeve mbarëkombëtare në 1881, tha sot Shërbimi Gjerman i Motit (DWD).

Temperaturat e regjistruara kanë thyer rekordin e mëparshëm që ishte shënuar në vitin 2023 – dhe viti 2022 ka qenë një nga dy vitet më të ngrohta.

“Nuk ka qenë kurrë kaq ngrohtë sa viti 2024 në Gjermani që nga fundi i shekullit XIX”, drejtori i klimës dhe mjedisit në DWD, Tobias Fuchs.

DWD ka planifikuar të publikojë raportin e saj zyrtar vjetor për vitin 2024 më 30 dhjetor. Më pas do të japë informacione të mëtejshme mbi temperaturën rekord, reshjet dhe kohëzgjatjen e diellit.

Projekti i monitorimit të klimës “Copernicus”, i mbështetur nga BE-ja, raportoi javën e kaluar se viti 2024 ishte viti më i ngrohtë i regjistruar ndonjëherë.

“Ka të ngjarë të jetë gjithashtu viti i parë në të cilin temperatura mesatare është më shumë se 1,5 gradë Celsius – më e ngrohtë se mesatarja para-industriale”, sipas “Copernicus”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!