Shërbimet sekrete zbulojnë një letër të dyshimtë për presidentin Trump

schedule11:56 - 3 Tetor, 2018

schedule 11:56 - 3 Tetor, 2018

Shërbimi sekret amerikan ka zbuluar një letër të dyshimtë me substancë helmuese, e cila i drejtohej presidentit Donald Trump. Fatmirësisht, letra nuk ka mbërritur kurrë në Shtëpinë e Bardhë.

Rikthehet frika e terrorizmit bakteriologjik, 17 vite nga dërgimi i letrave në antraks pas sulmeve në Kullat Binjake. Shërbimet sekrete amerikane kapën një letër të dyshimtë drejtuar Presidentit Donald Trump. Kjo është bërë e ditur nga shërbimet sekrete, raporton faqja The Hill, pa specifikuar nëse letra, e cila nuk ka mbërritur kurrë në Shtëpinë e Bardhë, është e lidhur me dy paketat e dyshimta drejtuar Pentagonit.

Gjatë së martës, dy persona janë shtruar në spitalin e Hjuston në Teksas, pasi ranë në kontakt me një pluhur të bardhë toksik, të vendosur në një zarf të adresuar senatorit republikan, ish kandidatit presidencial, Ted Cruz.

Letra të shumta, të cilat përmbanin baktere dhe antraks, u shpërndanë në Shtetet e Bashkuara një muaj pas atentatit në Kullat Binjake të 11 shtatorit të 2011-s. Në atë kohë, u dyshua se letrat niseshin nga Al Qaeda, rrjeti terrorist i Osama Bin Laden. Me një analogji të çuditshme edhe një nga marrësit e letrave të kontaminuara ishte një senator – por nga pala tjetër – udhëheqësi i shumicës demokratike të Senatit amerikan, Tom Daschle. Pas disa rasteve të kontaminimit nga karboni (dhe pas vdekjes së parë), hipoteza e terrorizmit bakteriologjik mori formë në SHBA. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!