TIRANË- Shumë shërbime qytetarët sot i marrin përmes platformës e-albania. Por pavarësisht shërbimeve dhe kohës së shpejtë, një ndër problemet është se jo të gjitha moshat dinë ta përdorin atë. Kjo problematikë vihet re tek moshat e treta, të cilat nuk e marrin dot shërbimin, pa pasur një ndihmë nga familjarët. Kjo temë u diskutua sot në emisionin “Bardh a Zi” në studion e ABC News.
Sipërmarrësi Edmond Licaj, tha se digjitalizimi është një nevojë, e cila ka ardhur si kërkesë e shoqërisë, por edhe biznesit. Ai tha se duhet të investohet tek siguria e të dhënave, dhe kjo do ta ujë këtë shërbim më të besuar tek qytetarët.
“Digjitalizimi vjen si nevojë që e kërkon shoqëria dhe biznesi. Të dhënat tek ne dalin. Të investohet në siguri dhe të mbrojmë e menaxhojmë këto të dhëna”, tha sipërmarrësi.
Eksperti i informatikës, Igli Gjelishti, u shpreh se digjitalizimi duhet parë si një epokë dhe në këtë kuadër duhet të shtohen shërbimet online. Sipas tij, ky është një trend global dhe Shqipëria nuk mund të mbetet pas.
“Kam përshtypjen ta përdorim qoftë dhe njëherë. Unë mendoj se kryejmë mjaftueshëm punë. Shumë shërbime bazike mëren në kohë, ndërsa më përpara rrije në radhë, duhet të paguaje. Ne duhet të forcojmë ligjit, që ai që abuzon duhet të shkojë në burg. Ka filluar me shërbime bazike në 2012. Procesi nuk ka qenë sot për nesër. Digjitalizimin e shoh si epokë. Ne duhet të digjitalizohemi. Ne pas 5 vjetësh, nuk do kemi asnjë mundësi tjetër për ti bërë, përveçse online. Kjo është një lëvizje globale, pesë vite e ardhme do ketë progres, teknologjia ndryshon, por sporteli nuk duhet të jetë një opsion”, tha Gjelishti.
Sipermarrësi Valer Pinderi u shpreh se digjitalizmi është e ardhmja. Ai theksoi se kur bëhët fjalë për të ardhemn, disa gabime të vogla, nuk duhet të ndalojnë vruyllin teknologjik dhe përshtatjes që po bën vendi në botën e shërbimeve online.
“Duhet të ecim më shpejt, edhe po patëm gabime. Kjo është e ardhmja. Të bëjmë ca gabime rrugës, sepse po flasim për të ardhmen”, shtoi ai./ n.m.abcnews.al