Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shërbimet mbajnë ekonominë optimiste/ BSH: Treguesi i besimit u rrit me dy për qind në muajin shtator

schedule14:13 - 1 Tetor, 2025

schedule 14:13 - 1 Tetor, 2025

SHQIPËRI- Sektori i turizmit vijon të jetë një ndër shtysat kryesore për ekonominë në Shqipëri.

Në treguesin e Ndjesisë Ekonomike  për muajin shtator rezulton se shërbimet kanë vijuar që të kenë një vlerësim pozitiv duke u rritur me 2% në muajin shtator, duke qëndruar ndjeshëm mbi mesataren historike.

Përmirësimi i  këtij treguesi u ndikua nga vlerësimet pozitive të bizneseve për nivelin e kërkesës. Pavarësisht se tashmë kemi hyrë në vjeshtë   Shqipëria vijon të presë turistë të huaj. Turoperatorët thonë se prenotimet janë rreth 15% më të larta  krahasuar me një vit më parë.

Po ashtu edhe besimi konsumator ka rezultuar më optimist.

Treguesi i besimit konsumator u rrit me 0.8 % në shtator. Niveli i tij qëndron 1.4 pikë përqindje mbi mesataren historike. Rritja këtë muaj u ndikua kryesisht nga komponentët e blerjeve të mëdha, aktuale dhe të pritura.

Industria rezulton një ndër sektorët me rënien më të fortë me gati 6,3% dhe u ndikua nga rënia në të tre përbërësit e tij: vlerësimi i bizneseve për prodhimin industrial aktual, vlerësimi për kontratat porositëse të bizneseve totale dhe ato nga eksportet.

Ndërkohë Treguesi i Besimit në Ndërtim nuk pësoi ndryshime krahasuar me muajin e kaluar.

Edhe tregtia ka pësuar një ulje të pritshmërive për ecurinë e aktivitetit Por pavarësisht rënies  me 1.3 pikë në muajin shtator të besimit në ekonomi gjatë shtatorit  ai mbetet 7 pikë mbi mesataren afatgjatë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!