Shërbimet “AI”/ Rama: Kaluam edhe Kroacinë. Prokurimet publike, çështje shumë teknike

schedule11:47 - 30 Dhjetor, 2024

schedule 11:47 - 30 Dhjetor, 2024

Kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria ka bërë proges në përdorimin e inteligjencës artificiale, duke kaluar edhe Kroacinë, vend i Bashkimit Evropian.

Në konferencën e fundvitit, Rama u shpreh se inteligjenca artificiale do të përdoret edhe në prokurimet publike.

“Aktualisht që flasim, jemi në kushtet kur në inteligjencë nartifiale,  ne po punojmë, për transferimin e gjithë trupit ligjor të BE, në trupin ligjor të Shqipërisë, prerje e procesit të integrimit në aspektin legjislativ. Vende të tjera më parë, Kroacia ka angazhuar armata të tërë përktheysish dhe draftuesish, ne këtë punë e bëjmë 90 përqind me inteligjencën artifiiale,  Jemi në fazën që po përgatisim, me inteligjencën artificiale. Ky është problem që ne e kemi pasur historikisht, tradicionalisht, dhe pas një angazhimi të mijëra punonjësve të administratës në prokurime publike, është shpenzim i madh energjish, dhe një konsum disproporcinal për burime njerëzore, por nuk është aranci për standard plotësisht evropian. Çështja e prokurorimeve, duket shumë e lehtë kur e meer një procedurë, por është një çështje shumë teknike. Të vendosim teknologjinë digjitale si një armë për të përmirësuar procese më të thella. Operatori do të vazhdojë të marrë në dy vitet e ardhshme, të gjitha volumin e prokurimeve të Republikës së Shqipërisë. Nuk do jetë më objektivisht e mundur që të bëhen copë rrugëve njerëz, duke iu tundur letrat, në kuptimin e procedurave”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!