Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi të martën vendosjen e sanksioneve ndaj pesë figurave në Evropë, që mbështesin rregullore më të rrepta për shërbimet dixhitale.
Sanksionet përfshijnë një ndalim të hyrjes, qëndrimit dhe çdo aktiviteti në SHBA, të udhëhequr nga ish-Komisioneri Francez Thierry Breton.
Departamenti i Shtetit njoftoi se veprimet e këtyre individëve synojnë të vendosin “censurë” kundër interesave amerikane.
Katër individët e tjerë të sanksionuar janë drejtues të organizatave joqeveritare që luftojnë kundër dezinformimit dhe gjuhës së urrejtjes në internet: Imran Ahmed, Claire Melford, Anna-Lena von Hodenberg, themeluese e HateAid gjermane, dhe Josephine Ballon, CEO e së njëjtës OJQ.
“Për një kohë shumë të gjatë, ideologët në Evropë kanë kryer përpjekje të koordinuara për të detyruar platformat (dixhitale) amerikane të ndëshkojnë pikëpamjet amerikane që i kundërshtojnë”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, nëpërmjet X.
Ndërsa theksoi se administrata Trump nuk do të tolerojë më akte të tilla të hapura të censurës jashtë vendit.
Rasti nxjerr në pah tensionet midis SHBA-së dhe BE-së mbi rregullimin e internetit dhe lirinë e fjalës, me secilën palë që akuzon tjetrën për përpjekje për censurë dhe kufizim të lirisë së shprehjes.

