Patriarku Eukumenik, Bartolomeu i Kostandinopojës i ka uruar kyepeshkopit të ri Imzot Joan Pelushit shërbim të gjatë e të shkëlqyer kryepriftëror.
“Sapo morëm në Fanar lajmin e zgjedhjes Tuaj të denjë në Fronin Kryepiskopal të Shqipërisë, nxitojmë t’ju përgëzojmë nga zemra dhe në pritje të Letrave Tuaja të Nderuara Paqësore, qëndrojmë me shumë respekt dhe dashuri në Zotin, duke ju uruar një shërbim të gjatë dhe të shkëlqyer Kryepriftëror”.
Këshilli Ndërfetarë i Shqipërisë dhe Imzot Arjan Dodaj arqipeshkvi i metropolitit të Tiranë-Durrësit, kanë uruar pasuesin e kryepeshkopit Anastas.
Zgjedhja e Mitropolitit Joan Palushi si Kryepeshkopi i ri i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë është përshëndetur edhe nga radhët e politikes. Presidenti Bajram Begaj në mesazhin e urimit, kreu i shtetit tha se nën drejtimin e imzot Palushit, Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë do të vazhdojë të jetë një shtyllë e fortë e besimit, paqes dhe vlerave shpirtërore për besimtarët dhe për gjithë shoqërinë shqiptare.
Sipas Begajt, zgjedhja e kryepeshkopit të ri shënon një moment të rëndësishëm për komunitetit ortodoks në vendin tonë.
/abcnews.al/


