Në suksesin 6-1 që skuadra e Kukësit arrit ndaj Kastriotit, Feijao shënoi tripletë në këtë takim, duke marrë topin e ndeshje me vete.
Pas ndeshjes futbollisti është shprehur i lumtur për 3 pikët e marra nga skuadra e tij, por i kënaqur është edhe me 3 golat e shënuar. Sipas Feijao, çdo ndeshje është si finale.
Keni shënuar tre gola ne këtë ndeshje, sa i lumtur jeni?
“Jam i lumtur qe kam shënuar 3 gola dhe jam me i kënaqur qe ekipi fitoi këtë ndeshje të vështirë. Çdo ndeshje është si finale për ne , duhet të luajmë se ma mirë për fituar. Jam i lumtur që klubi ka bërë një stadium kaq të mirë”, u shpreh braziliani.
Me 3 golat ndaj Kastiotit, Fejiao shkon në kuotën e 5 golave në kampionat. /f.a/abcnews.al