Agim Agushi ishte i ftuar këtë të hënë në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” foli për rekordin më të fundit Guinness të goditjes së topit me kokë në çift. Aktiviteti i tij është zhvilluar më 8 prill para zyrave te Federatës së Futbollit të Kosovës, së bashku me nipin e tij, Bujar Ajetin duke e goditur topin për 34 minuta e dy sekonda.
Duke iu referuar rekordit të parë Guinness, matematicieni tregoi se gjithçka nisi si një hobi. “Ishte një hobi si fillim, pastaj ka kaluar në një profesionalizëm por qëllimi im ka qenë futja e Kosovës dhe shqiptarëve në librin e rekordeve Guinness në 2005 por më është dashur ta ushtroj 5 vjet këtë disiplinë.”, u shpreh ai.
Ndërkohë, ai tregoi dhe një histori të pazakontë në Gjermani. “Në Mynih të Gjermanisë kam rekordin 15 km, 356 m me ec me top. Në atë kohë më është dashur 36 herë për me arritur këtë. Në të njëjtën kohë ra shi, të zinte dielli, ka fryrë era pas një ore e gjysmë më është vendosur një mushkonjë dhe nuk kisha shans me përballur me afruar dorën, kështu që nuk kam patur shans, është dashur me qëndruar tre katër minuta në atë formë derisa sa thashë hajt se çfarë bën”, tregoi ai. /abcnews.al