Shënoi golin e parë me Partizanin, flet Broja: Kemi qenë të pafat

schedule16:22 - 2 Shkurt, 2020

schedule 16:22 - 2 Shkurt, 2020

Mesfushori i Partizanit, Rron Broja, shënoi golin e parë me fanellën e Partizanit, duke dyfishuar avantazhin e “Demave të Kuq” përballë Luftëtarit. Pas ndeshjes, numri 4 i të kuqve foli për Supersport, aty ku u shpreh: Po, e vërtetë, një fitore që na rrit moralin, sepse kishim rënë shumë.

Vinim pas disa humbjeve dhe ishte një ndeshje e vështirë, kishim presion, por u futëm në fushë ashtu siç duhet dhe në fund ia dolëm të merrnin tre pikë të rëndësishme për vazhdimësinë e kampionatit.

Goli u vonua pak, por them që erdhi në kohën e duhur. Shpresoj që në ndeshjet e ardhshme të shënoj edhe më shumë gola. Nuk besoj se është çështja e derbit, për ne është një ndeshje normale. Na ka munguar dhe fati dhe kemi kaluar momente të vështira. Shpresoj që fati të na kthehet”, tha Broja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!